Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Terrorizmi – “Në verë ISIS do të godasë plazhet europiane”

Terrorizmi – “Në verë ISIS do të godasë plazhet europiane”
April 15
11:18 2016

Cila është strategjia e re e ISIS?

Sipas asaj që shkruan “Il Giornale”, terroristët po planifikojnë të godasin gjatë verës, duke përdorur shitësit ambulantë falsë në plazhet e Europës!
E përditshmja italiane shpjegon më tej se Shteti Islamik është duke stërvitur trupa të shumta në zonat e Al Baghdadit në Senegal, për të sulmuar në mënyrë të papritur.

Shenja shqetësuese raportohen edhe nga Seck Pouye, kreu i policisë së Saly-t, një zonë turistike në Senegal:

“Njerëzit e Kalifatit janë mes nesh. Ata stërviten vetëm pak kilometra larg disa komplekseve turistike. Zona është bërë e pakalueshme!”

Në këtë zë bashkohet edhe drejtori i resortit “Les Bougainvilles”, i cili shprehet:

“Pak hapa larg hotelit tonë terroristët përgatisin planet e luftës, e për më tepër disa herë i kanë vënë flakën makinave të parkuara. Na kërcënojnë vazhdimisht. Tani mendojnë të godasin plazhet italiane, spanjolle, franceze duke shfrytëzuar shitësit ambulantë të radikalizuar! Të gjitha këto do t’i provojnë duke lëvizur lirisht, me dokumenta të rregullta!”

Vërtetë për t’u shqetësuar këto fakte, aq më tepër kur mendon se masat e sigurisë nuk duken të jenë në lartësinë e duhur! Në aeroportin “Leopold Senghor” mund të evitohet ‘metal detector’ duke korruptuar punonjësin vetëm me 8 Euro! A mund të gjendej vend më i mirë për t’u stërvitur e për t’u futur lirisht në Europë?

Komento