Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Terrorizmi, ndalohen 7 persona në Francë. Ministri Cazeneuve: Rreziku, kurrë më i madh se sot…

Terrorizmi, ndalohen 7 persona në Francë. Ministri Cazeneuve: Rreziku, kurrë më i madh se sot…
November 21
13:22 2016

Janë 7 personat e ndaluar mes Strasburgut e Marsejës falë një operacioni të antiterrorizmit francez.

Sipas asaj që raporton “Europe 1”, të ndaluarit po përgatisnin një aksion që do të godiste komisariatin e policisë dhe tregun e famshëm të Krishtlindjes, i cili pret çdo vit rreth 2 milionë njerëz.

“Kërcënimi nga terrorizmi nuk ka qenë kurrë më i lartë sesa sot”, – është shprehur i shqetësuar ministri i Brendshëm francez, Bernard Cazeneuve.

Sipas tij, ai që thotë se nuk ka asnjë rrezik i gënjen francezët.

Mediat atje shprehen se grupi i dyshuar po kthehej nga Siria dhe mendohet se ata kanë lidhje me autorët e sulmit të nëntorit të 1 viti më parë në “Bataclan”. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje