Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Terrorizmi – Ministri i Brendshëm italian: Nga 1 janari 2015, gjithsej 102 të dëbuar

Terrorizmi – Ministri i Brendshëm italian: Nga 1 janari 2015, gjithsej 102 të dëbuar
July 28
18:11 2016

“Janë 102, prej të cilëve 8 imamë, personat e evidentuar e të dëbuar nga Italia për radikalizëm apo për mbështetje ideologjike ndaj xhihadit, që nga 1 janari i vitit 2015”

Këtë ka deklaruar Ministri i Brendshëm italian, Angelino Alfano, gjatë një senati.

Gjatë fjalës së tij, Alfano ka rrëfyer se gjatë ditës së sotme, 2 marokenë janë dëbuar për arsye sigurie. Bëhet fjalë për një 25-vjeçar, i cili u hetua për hedhjen e një kryqi qindravjeçar në kishën e San Geremia-s në Venezia dhe për një burrë 67-vjeçar që kishte shpërthyer me fjalë urrejtjeje kundër besimit katolik.

Interesant është fakti se ndërkohë që ministri fliste për një çështje kaq të rëndësishme lidhur me sigurinë e vendit, në sallë ndodheshin gjithsej vetëm 21 senatorë. /Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje