Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Terrorizmi – ISIS kërcënon sërish Parisin dhe Romën

Terrorizmi – ISIS kërcënon sërish Parisin dhe Romën
July 26
18:43 2016

Pasi mori përsipër sulmin e ditës së sotme në kishën e Saint-Etienne-du-Rouvray në Francë, ku një prifti iu pre koka dhe 2 atentatorët mbetën të vrarë, ISIS vazhdon të kërcënojë!

Sipas mesazhit që vjen nga “Telegram”, platforma sociale e përdorur nga xhihadistët, ky nuk ishte gjë tjetër veçse një sulm si shumë të tjerë analogë që do të ndodhin në Romë e Paris.

Adresa që mban emrin “Nashir political Service” ka publikuar një fotomontazh të kullës Eiffel në flakë me Koloseun përkrah, ku shkruhet: “Në fillim Parisi, më pas Roma!”

“Të gjithë mbështesim Shtetin tonë Islamik! Do t’u presim kokën dhe fytin jobesimtarëve dhe në Romë do të ngremë flamurin tonë”.

Më tej, mesazhi vazhdon duke përmendur Osama bin Laden-in:

“Idhulli ynë Osama, kur ishim të vegjël na mësoi se si të ishim ujqër. Perëndimi po bombardon tokat tona dhe është duke djegur ushqimin tonë. Këto janë arsye për t’ju vrarë”. /Blitz.al/