Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Terrorizmi – Ish-gjykatësi francez: Na pret një vit i frikshëm!

Terrorizmi – Ish-gjykatësi francez: Na pret një vit i frikshëm!
August 05
13:30 2016

“Do të jetë një vit i frikshëm deri në zgjedhjet presidenciale të vitit 2017. Për këtë arsye joshja e ISIS për t’u përqendruar në Francë do të jetë edhe më e madhe. Jemi në luftë në një kohë paqeje”.

Ky është mesazhi tronditës i ish-gjykatësit francez të antiterrorizmit, Marc Trevidic, dhënë në një intervistë për televizionin belg RTBF.

“Shpresa ime e vetme, në terma afatmesëm, është dobësimi i xhihadistëve. Mendoj se do t’ia arrijmë, por para se të marrim frymë lirisht mund të kalojnë 10 vjet”, – shton Trevidic, i cili thotë gjithashtu se për këtë çështje nuk ka zgjidhje “si me magji”.

Situatën aspak të qetë e tregon edhe vendimi i marrë nga kryetari i Bashkisë së Lille-s, Martine Aubry, i cili ka anuluar panairin e qytetit që ishte programuar në datat 3 dhe 4 shtator. /Blitz.al/