Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Terroristi Salah Abdeslam do të ekstradohet në Francë

Terroristi Salah Abdeslam do të ekstradohet në Francë
March 31
17:51 2016

Terroristi Salah Abdeslam pritet që të ekstradohet në Francë. Një gjykatë belge vendosi gjatë të enjtes të ekstradojë në Francë Salah Abdeslamin, në bazë të një urdhër-arresti të lëshuar për të më 19 mars.

Gjatë deklaratës së kësaj të enjteje, ishte e paqartë se kur do të kryhet ekstradimi, ndërkohë që autoritetet belge dhe franceze janë duke marrë në konsideratë këtë procedurë, shkruan CNN.

Salah Abdeslam ishte njeriu më i kërkuar në Europë deri në kapjen e tij dhe më i dyshuari lidhur me sulmet terroriste të shënuara më 13 nëntor në Paris. Ai u kap nga autoritetet belge, gjatë një bastisjeje këtë muaj. Mediat ndërkombëtare raportojnë se ai është edhe personi më i kërkuar nga Shteti Islamik për shkak se nuk e hodhi veten në erë në sulmet e Parisit.

Komento