Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Terroristi i Stambollit: “Ndryshova shënjestër në momentin e fundit”

Terroristi i Stambollit: “Ndryshova shënjestër në momentin e fundit”
January 19
09:21 2017

Abdulgadir Masharipov, i cili vrau 39 persona dhe plagosi dhjetëra të tjerë në natën e ndërrimit të viteve në Stamboll, ka rrëfyer para autoriteteve detaje nga organizimi i sulmit.

Masharipovv ka treguar se Shteti Islamik (ISIS) e kishte urdhëruar të sulmonte sheshin “Taksim”. “Objektivi i sulmit ishte sheshi “Taksim” natën e ndërrimit të viteve, ishte porosi nga Raqqa, por për shkak të kushteve të larta të sigurisë u ndërrua në fund”,- ka treguar ai.

Autoritetet turke bënë me dije se bashkë me terroristin janë ndaluar edhe një person nga Iraku dhe tri femra nga Egjipti dhe Afrika.

Ndalimi i tyre është bërë sepse ndodheshin në një shtëpi me terroristin. Përveç irakianit, tri femrat vlerësohen se kanë mbërritur aty në tri ditët e fundit. Sigurisht që këto janë vlerësime, por gjatë hetimeve këto do të qartësohen edhe më tej. Punonjësit e policisë ishin në ndjekje të këtyre adresave ku si rezultat i ndjekjeve në këto 5 adresa u bë i mundur arrestimi. /Blitz.al/

Shperndaje