Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Terroristi i arrestuar: Qëllimi ynë kryesor, Euro 2016 në Francë

Terroristi i arrestuar: Qëllimi ynë kryesor, Euro 2016 në Francë
April 11
15:31 2016

Zbulohen të dhëna se celula terroriste që kreu sulmet në Paris e Bruksel kishte planifikuar të shënjestronte Kampionatin Europian të Futbollit që zhvillohet këtë verë në Francë.

Sipas asaj që raporton gazeta franceze “Libération”, Mohamed Abrini, i arrestuar të premten e shkuar, u ka rrëfyer autoriteteve belge se grupi islamik nuk e ka pasur kurrë qëllim sulmin në Bruksel.

“Bazuar në informacionet tona, Mohamed Abrini ka treguar se qëllimi primar i grupit terrorist të sulmeve të fundit ka qenë aksioni ndaj kompeticionit të futbollit”, – raporton “Liberation” ditën e sotme.

Flitet se Abrini u ka treguar detektivëve se autorët e sulmeve kanë ndierë frikën e policëve pas arrestimit të Salah Abdeslam. Tri ditë pas arrestimit, duke menduar se Abdeslam po bashkëpunonte me policinë, ata ndërruan shënjestrën, për të vrarë më pas 32 njerëz në shpërthimet në aeroport dhe në metro në Bruksel.

Autoritetet belge kanë deklaruar se 31-vjeçari Abrini është personi i tretë i identifikuar në aeroportin e Brukselit, i njohur ndryshe si “njeriu me kapele”.

Etiketimet
Shperndaje