Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Terroristët e pranojnë: Po bënim gati sulm kundër Izraelit

Terroristët e pranojnë: Po bënim gati sulm kundër Izraelit
November 14
15:56 2016

Pas 11 arrestimeve të personave të dyshuar për terrorizëm e sulme të mundshme para ndeshjes me Izraelin, 2 prej tyre kanë pranuar se po planifikonin sulme. Lajmi është konfirmuar nga autoritetet kosovare, pas marrjes në pyetje të të dyshuarve, 2 prej të cilëve kanë pranuar të rrëfejnë e të kthehen në bashkëpunëtorë të drejtësisë.

Në bazë të rrëfimit të tyre, raportuar nga mediat kosovare, të penduarit kanë treguar se plani ishte për të shpërthyer një bombë në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës e më pas do të sulmohej me armë zjarri.

Ky lajm vjen kur të arrestuarit shqiptarë nuk kanë pranuar për asnjë çast një përfshirje në këtë sulm dhe tashmë priten informacione nga pala kosovare, për të kuptuar më tepër se çfarë është thënë për rolin e të arrestuarve nga Shqipëria në këtë sulm të planifikuar.

Komento
Shperndaje