Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Lezhë, i sëmuri mendor vret policin. Mbyllet në shtëpi dhe kërcënon me armë

Lezhë, i sëmuri mendor vret policin. Mbyllet në shtëpi dhe kërcënon me armë
September 02
16:08 2016

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lezhë ditën e sotme, ku një i sëmurë mendor ka vrarë një efektiv të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë.

Ngjarja ka ndodhur në Torovicë dhe sipas informacioneve, i sëmuri, David Qosja, është mbyllur brenda banesës dhe po qëllon me automatik në drejtim të forcave të policisë. Nga të shtënat me armë ka mbetur i plagosur rëndë efektivi i policisë Ardian Kodra, 50 vjeç, i cili ka humbur jetën gjatë kohës që po transportohej drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Për rreth 20 minuta, sipas dëshmisë së banorëve,  ka pasur shkëmbim zjarri mes agresorit dhe forcave policore, duke shkaktuar terror në Torovicë.

Në  vendngjarje kanë shkuar për ndihmë edhe grupe të FNSH-së nga Shkodra, pjesë e të cilit ishte edhe efektivi që mbeti i vrarë. Forca të shumta policie dhe dy grupe të RENEA-s janë nisur nga Tirana drejt Lezhës. Për të mbikëqyrur nga afër operacionin e kapjes së autorit, në vendngjarje ka mbërritur edhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Haki Çako./Blitz.al/

Shperndaje