Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Terror në Durrës, maskat lidhin kryefamiljarin dhe grabisin banesën!

Terror në Durrës, maskat lidhin kryefamiljarin dhe grabisin banesën!
June 30
08:39 2018

Mbrëmjen e së premtes, zona e fshatit Larushk në Durrës është terrorizuar nga maskat, ku është grabitur një banesë.

Pre e grabitjes ka rënë banesa e kryefamiljarit Nue Lata.

Katër persona të maskuar kanë hyrë në banesë rreth orës 21:40 dhe kanë terrorizuar me armë derisa kanë grabitur kasafortën e shtëpisë.

Burime policore bëjnë me dije se pas kësaj grabitësit kanë vjedhur edhe mjetin tip “Benz” me targë AA 642 HD të parkuar në oborrin e shtëpisë. Blutë e Durrësit po punojnë për identifikimin e kapjen e autorëve. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje