Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Tërmeti shkund Italinë, banorët dalin nga shtëpia!

Tërmeti shkund Italinë, banorët dalin nga shtëpia!
October 06
09:24 2018

Në Catanese, Itali ka rënë një tërmet me magnitudë 4.8 i cili rreth orës 02.34 ka lëkundur pjesën jugore të Italisë.

Epiqendra e tërmetit ka qenë në Santa Maria të Licodia si dhe ka shkaktuar dëme material e në njerëz.

Sipas Ballkanëeb, kanë qenë të shumtë personat që mbrëmjen e kaluar u trajtuan për plagë të lehta në spitale të ndryshme të Catanese. Për pjesën më të madhe plagët e lehta janë shkaktuar nga rrëzimet pas tërmetit dhe disa të tjerë si pasojë e panikut të shkaktuar pas tërmetit.

Nga të dhënat e para dëme ka në Biancavilla, Santa Maria të Licodia dhe Adrano. Në Santa Maria të Licodia një bordurë e Pallatit historik të Ardizzone është shembur. Tërmeti është ndjerë në Catania dhe në të gjithë provincën përfshirë edhe Sirakuzën, Enna dhe Messina./Blitz.al/

Komento
Shperndaje