Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Tërmeti, Shahini: Ende herët që mësimi të nisë të hënën në Tiranë, Durrës e Lezhë

Tërmeti, Shahini: Ende herët që mësimi të nisë të hënën në Tiranë, Durrës e Lezhë
December 01
10:15 2019

Mes shumë ndërtesave që pësuan dëmtime nga tërmeti i së martës, me një magnitudë 6.3 të shkallës rihter, ishin edhe disa shkolla. Duke marrë shkas nga situata që po kalon vendi ynë dhe gjendja e emergjencës civile në Durrës, Tiranë e Lac, mësimi deri më tani në vendin tonë është pezulluar, si në arsimin parauniversitar, po ashtu dhe në atë universitar.

Ministrja e Arsimit Besa Shahini, gjatë fjalës së saj në mbledhjen e qeverisë mëngjesin e sotëm, tha se janë identifikuar të gjitha shkollat që kanë pësuar dëmtime në qarkun Tiranë, Durrës, Lezhë dhe jo vetëm. Po ashtu ajo tha se ministria ka dy opsione për kohën se kur do të nisë procesi mësimor.

Ka nevoje për pak kohe për riparimin e shkollave, është identifikuar numri i atyre institucioneve që kanë pasur dëme. Në 26 nëntor drejtorët e shkollave apo dhe të drejtorive Arsimore kanë identifikuar numrin e shkollave e që kanë paraqitur ndonjë shqetësim. Më 27 nëntor inspektorët kanë bërë inspektime dhe më 28-29 inxhinierë nga Kosova kanë inspektuar shkolla, Në Tiranë, Durrës Lezhë. Më 30 nëntor kemi bërë analizën mbi situatën në fjalë. Nuk mendoj se në Durrës, në qarkun e Durrësit, është koha që të fillojmë të hënën. Edhe Tirana dhe Lezha kanë nevojë për disa rregullime. Kemi dy opsione për nisjen e procesit të shkollës”- u shpreh Shahini.

Gjatë ditës së sotme Shahini pritet të dalë në një konferencë për shtyp, ku me gjasë do të njoftojë dhe datën zyrtare të nisjes së mësimit. /Blitz.al/

Burimi: Balkanweb

Share