Blitz

 Breaking News

Tërmeti në Turqi/ Vogëlushja nxirret e gjallë pas 24 orësh nën rrënoja

Tërmeti në Turqi/ Vogëlushja nxirret e gjallë pas 24 orësh nën rrënoja
January 26
11:57 2020

Një mrekulli ka ndodhur nën rrënojat e tërmetit shkatërrimtar në Turqi. Një vajzë 2-vjeçare së bashku me nënën e saj, është nxjerrë e gjallë pas 24 orësh, si rezultat i punës së jashtëzakonshme të ekipeve shpëtuese.

Operacionet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë kërkimet nën rrënojat e ndërtesave, të cilat u shkatërruan pas tërmetit me magnitudë 6.8 të shkallës Rihter, në rrethin Sivrice të Elazig.

Vogëlushja gjendej nën rrënoja së bashku me nënën e saj, ndërsa vetëm pas 24 orësh ekipet e kërkim-shpëtimit arritën të shkonin tek ato, falë zërit të gruas, me të cilën sipas dëshmitarëce, patën një bisedë sa dëshpëruese aq edhe emocionuese.

Personeli i kërkim shpëtimit ju drejtua atyre: “Ne jemi këtu, po vijmë. Do të shpëtojmë. Mirë, po vijmë, a na shihni ne? Mirë, do të vijmë. A jeni me fëmijën?

Pastaj gruaja i përgjigjej: “Shpejt. Unë nuk mund të qëndroj akoma këtu. Ejani për hir të Allahut. Unë shoh dritën. Ju lutem, shpejt.

Duke vazhduar përpjekjet për t’i nxjerrë nënën dhe vajzën nga rrënojat por njëkohëssht për të shmangur dëmtimn e tyre, ekipet shpëtuan vogëlushen 2-vjeçare dhe të ëmën shëndoshë e mirë. Ndërkohë, ekipet vazhdojnë të punojnë për të shpëtuar jetë të tjera.

 

View this post on Instagram

 

İşte Elazığ’da 2,5 yaşındaki çocuğun enkaz altından kurtarılma anı…

A post shared by TRT Haber (@trthaber) on Jan 25, 2020 at 10:09am PST

Agjencia turke për Menaxhimin e Katastrofave dhe Emergjencave (AFAD) ka njoftuar se fatkeqësisht është rritur në 35 numri i të vdekurve nga tërmeti me epiqendër rajonin Sicrice në Elazığ të Turqisë, transmeton Anadolu Agency (AA). Në një deklaratë zyrtare, AFAD njoftoi se 35 persona kanë humbur jetën ndërsa 1.556 të tjerë janë të plagosur që kanë marrë trajtime në spital pas tërmetit që goditi pjesën lindore të Turqisë mbrëmjen e 24 janarit.

Agjencia e emergjencave ka bërë të ditur se si rezultat i operacioneve të kërkim-shpëtimit deri më tani nga rrënojat janë shpëtuar 45 persona. Në rajon kanë mbërritur 9.233 çadra prej të cilave ka përfunduar instalimi i sasisë së nevojshme. Pas analizave përcaktuse të dëmeve është konstatuar se janë shembur 76 ndërtesa, janë dëmtuar rëndë 642 dhe 425 ndërtesa kanë dëme të vogla dhe të mesme, ka sqaruar AFAD në deklaratën e saj.

 

Gjithashtu AFAD bëri me dije se në punimet në terren janë të angazhuar një personel prej 3.433 personash të ekipeve të kërkim- shpëtimit si dhe 192 të tjerë nga grupet për çështjet e ushqimeve, strehimit, energjisë, komunikmit dhe punimeve të tjera psiko-sociale. /Bltz.al/

Burimi: Balkanweb

Share