Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Tërmeti në Itali, një tjetër lëkundje e fortë shkakton panik

Tërmeti në Itali, një tjetër lëkundje e fortë shkakton panik
August 24
14:31 2016

Lëkundje të forta janë regjistruar sërish në Itali. Lëkundja me magnitudë 5 ballë është regjistruar në orën 13:50 në Italinë Qendrore, me epiqendër Arquata del Tronto.

Mediat vendase bëjnë të ditur se epiqendra e këtij tërmeti është regjistruar vetëm pak kilometra larg epiqendrës së tërmetit 6.2 ballë që goditi Italinë pas mesnate.

Lëkundja që është ndierë edhe në Romë ka shkaktuar panik tek banorët dhe tek të zhvendosurit.

Ndërkaq, numri i viktimave të shkaktuara nga tërmeti i orës 03:36 ka shkuar në 63.

/Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje