Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Tërmeti në Itali, nesër Ditë Zie Kombëtare

Tërmeti në Itali, nesër Ditë Zie Kombëtare
August 26
14:36 2016

Pas tërmetit 6.2 ballë që goditi Italinë qendrore dy ditë më parë, është vendosur që e shtuna e nesërme të shpallet Ditë Zie Kombëtare. Bilanci tragjik vijon të thellohet, ndërkohë që tani mediat italiane raportojnë për 268 të vdekur dhe 387 të plagosur.

Këtë të enjte, Autoriteti i Energjisë në Itali, ka miratuar si masë të përkohshme, pezullimin e pagesës së faturave të dritave dhe ujit për popullatën e zonave të prekura nga tërmeti. Ky pezullim është masa e parë e urgjencës që do të ndiqet nga të tjera ndërhyrje.

Pritet që Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella, të vizitojë disa nga zonat e prekura nga tërmeti, përfshirë këtu edhe Amatrice-n. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje