Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Tërmeti në Itali, 40 lëkundje gjatë natës

Tërmeti në Itali, 40 lëkundje gjatë natës
August 26
09:17 2016

Shkon 268 numri i të vdekurve pas tërmetit në Itali, 387 persona janë plagosur dhe po vazhdojnë përpjekjet për të shpëtuar me mijëra të tjerë. Që prej dy ditësh vijojnë gërmimet për gjetjen e të mbijetuarve në Arquatan, Açumolin dhe Amatrice.

Tërmetet ende nuk kanë mbaruar, gjatë natës ka patur 40 lëkundje me magnitudë  4.2 ballë. Gërmimi bëhet më i vështirë kur toka vazhdon të dridhet.

Autoritetet italiane kanë shpallur gjendje emergjence dhe Kryeministri Matteo Renzi ka bërë të ditur se qeveria ka akorduar 50 milion euro për emergjencën e shkaktuar nga tërmeti. Ai tha se zonat e shkatërruara do të rindërtohen dhe qeveria po parashikon të përjashtojë nga taksat zonat e prekura./Blitz.al/

Komento
Shperndaje