Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Tërmeti në Ekuador, shkon në 654 numri i viktimave, mbi 100 të shpëtuar

Tërmeti në Ekuador, shkon në 654 numri i viktimave, mbi 100 të shpëtuar
April 24
10:11 2016

Numri i viktimave të shkaktuara nga tërmeti i javës së kaluar që goditi Ekuadorin, vazhdon të rritet. Autoritetet vendase kanë bërë me dije se deri tani numërohen 654 viktima si pasojë e tërmetit me magnitudë 7.8 ballë, i cilësuar si më i rëndi në gati shtatë dekada.

Si pasojë e tij, kanë mbetur të plagosur rreth 16,600 njerëz, ndërkohë që rezultojnë 58 të humbur përgjatë bregdetit të Paqësorit, përkundër 113 personave që mundën të shpëtojnë. Në një deklaratë për mediat, presidenti Rafael Correa tha se këto ditë kanë qenë mjaft të vështira për vendin, i cili tanimë është në krizë.

Tërmeti i fuqishëm shkaktoi shkatërrimin e mbi 7,000 ndërtesave. Për tu ardhur në ndihmë të dëmtuarëve, u angazhua një personel sigurie prej më shumë se 14,000 personash. Të mbijetuarve iu sigurua ushqim dhe ndihmë mjekësore, megjithatë presidenti Correa ka pranuar se për shkak të dëmeve të shkaktuara nga tërmeti, ka pasur edhe vonesa të ndihmave për disa komunitete.

Komento
Etiketimet
Shperndaje