Blitz

 Breaking News

Tërmeti i fuqishëm shkund Greqinë, u ndje dhe në vendin tonë!

Tërmeti i fuqishëm shkund Greqinë, u ndje dhe në vendin tonë!
March 21
08:12 2020

Një tërmet i fuqishëm është shënuar Greqi mbrëmjen e sotme.

Tërmeti ishte me magnitudë 5.6 të shkallës rihter dhe epiqendra ishte 10 km në veri të Kanallákion. zonë shumë afër Janinës.

Tërmeti me thellësi 10 km u ndje në disa qytete në jug të Shqipërisë, madje edhe në Tiranë. Bëhet me dije se ka disa dëme të vogla në disa fshatra afër epiqendrës. Në fshatin Kanalaki regjistrohen disa dëme me shtëpi të rrëzuara, ndërsa ka edhe rrëshqitje shkëmbinjsh në rrugën nacionale. Në disa fshatra të zonës është ndërprerë energjia elektrike.

Sizmologët ndjekin situatën . Kishte paraprirë një termet prej 5.3 shkalla Rihter. Epiqendra e tërmetit kryesor kishte thellësi vetëm 8.3 km. Tërmeti goditi Greqinë në një kohë kur shteti fqinj ka ashpërsuar masat për parandalimin e përhapjes së Covid-19 duke urdhëruar qytetarët të qëndrojnë në shtëpi.

Share