Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Tërmeti i fuqishëm në Irak, humbin jetën mbi 300 persona!

Tërmeti i fuqishëm në Irak, humbin jetën mbi 300 persona!
November 13
12:08 2017

Mëngjesin e sotëm, një tërmet i fuqishëm me magnitutë 7.3 ballë ka goditur kufirin mes Iranit dhe Irakut duke lënë pas mbi 300 viktima në të dyja vendet.

Mediat lokale tregojnë se provinca perëndimore e Iranit, Kermanshah është kthyer në një gërmadhë ndërkohë që raportohen 3,950 të plagosur.

Dëmet janë më të pakta në Irak, ku sipas autoriteteve janë plagosur 535 persona dhe 7 të tjerë kanë ndërruar jetë.

Epiqendra e tërmetit ishte 31 kilometra larg qytetit iraken, Halabja dhe 23.2 kilometra në thellësi. Pas goditjes së madhe, qendra sizmiologjike amerikane raporton se ka patur mbi 100 tronditje me magnitutë më të ulët.

Zona e prekur nga tërmeti është një zonë fushore, e ulët dhe me kodra të pakta, ç’ka i bën dëmet akoma dhe më të mëdha. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje