Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Tërmeti godet Italinë, mbyllen shkollat në disa zona!

Tërmeti godet Italinë, mbyllen shkollat në disa zona!
April 10
09:20 2018

Rreth orëve të para të mëngjesit është regjistruar  një tërmet 4.7 ballë në Itali. Sipas Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vulkanologjisë epiqendra ka qenë në zonën e Macerata-s

TGCom24 shkruan se lëkundjet janë ndjerë edhe në zonën e Umbrias.

Deri tani nuk raportohet për asnjë të lënduar. Ka patur vetëm dëme materiale në Pieve Torina, ku kryebashkiaku i vendit ka urdhëruar mbylljen e shkollave.

“Sot mbyllim shkollat. Kemi dëme materiale dhe po verifikokjmë gjendjen e banesave”, shpjegoi Alessandro Gentiluçi.

Pas lëkundjeve sizmike, linja hekurudhore Trenitalia ka pezulluar udhëtimet për të ushtruar kontolle në hekurudhë./Blitz.al/

Komento
Shperndaje