Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Tërmeti 6.6 ballë godet Afganistanin, ndihet edhe në Pakistan e Indi

Tërmeti 6.6 ballë godet Afganistanin, ndihet edhe në Pakistan e Indi
April 11
07:42 2016

Një tërmet me magnitudë 6.6 ballë ka goditur të dielën verilindjen e Afganistanit dhe është ndier edhe në Pakistan e Indi. Dridhjet e tërmetit u ndjenë rreth 39 km në veri-veriperëndim të Ashkasham, Afganistan ose 282 km në verilindje të Kabulit, Afganistan.

Sipas raportimeve të “BBC News”, dridhjet nga tërmeti janë ndierë në Kabul, Lahore dhe Delhi. Për shkak të tyre, banorët u detyruan të braktisin banesat dhe sistemi i transportit me tren u ndërpre përkohësisht.

Tërmeti i ditës së diel ndodhi në të njëjtën zonë ku tërmeti me magnitudë 7.5 ballë vrau më shumë se 300 njerëz në tetor 2015. Sipas të dhënave të zyrtarëve të emergjencës, një person ka mbetur i vdekur në rajonin Swat të Pakistanit dhe rreth 30 të tjerë janë plagosur.

Etiketimet
Shperndaje