Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Tërmetet vazhdojnë të lëkundin kryeqytetin, shënohet një tjetër me magnitudë 3.6 ballë

Tërmetet vazhdojnë të lëkundin kryeqytetin, shënohet një tjetër me magnitudë 3.6 ballë
July 15
13:23 2018

Nga 4 korriku e deri më sot, plot 11 ditë, në kryeqytetin e vendit Tiranë por edhe në Durrës regjistrohen lëkundje të lehta tërmeti.

Qendra Europiane Sizmiologjike njofton për Ballkanëeb se tërmeti ka qenë me magnitudë 3.6 të shkallës Rihter dhe epiqendra ka qenë 35 km në veriperëndim të kryeqytetit. Lëkundjet janë ndjerë në orën 10:21 me orën lokale.

Vatra aktive mbetet sërish deti Adriatik, aty ku ishte edhe epiqendra e tërmetit të madh të para pak ditëve. Sipas IGJEUM, përveç tërmetit 3,6 ballë, janë regjistruar edhe 4 lëkundje të tjera pak më të dobëta.

Me 4 korrik, vendi ynë u përfshi nga një goditje e fortë sizmike prej 5.2 ballësh, i cili shkaktoi dëme materiale në disa zonë dhe panik mes qytetarëve, që u pasua më tej në vazhdën e dy ditëve nga 520 goditje të tjera.

Sipas sizmiologëve, kjo thuhet të jetë një situatë normale pasi një goditje e madhe tërmeti pasohet nga shumë të tjera për ditë e javë me radhë./Blitz.al/

Share