Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Tërmetet prekin Italinë Qendrore, shemben disa ndërtesa

Tërmetet prekin Italinë Qendrore, shemben disa ndërtesa
October 26
21:53 2016

Mbrëmjen e sotme, një seri tërmetesh kanë tronditur zonën qendrore të Italisë. Tërmeti i parë ka rënë në orën 19:11, me fuqi 5.4 ballë, ndërsa i dyti në 21:18, 5.9 ballë.

Epiqendra është lokalizuar në Valnerina, në zonën mes qyteteve Peruxha dhe Maçerata.
Sipas mediave italiane, disa skuadra shpëtimi janë dërguar në këto komuna, të cilat rezultojnë të izoluara.

Zonat e prekura janë Kastelsantanxhelo, Usita dhe Viso. Gjithashtu thuhet se një kishë në lokalitetin Norçia është shembur dhe mund të ketë edhe ndërtesa të tjera të rrënuara.

Për momentin nuk ka të dhëna për të plagosur apo viktima. Situata më e rëndë paraqitet në Kastelsantanxhelo, në Nera, madje mungon energjia elektrike.

Zyrtarët kanë thënë se shembje ndërtesash janë verifikuar në Viso, ndërsa kanë shtuar se janë hapur qendrat operative nëpër provinca./Blitz.al/

Komento
Shperndaje