Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Tërmet në veri të Shqipërisë, nuk raportohen dëme

Tërmet në veri të Shqipërisë, nuk raportohen dëme
November 04
10:09 2016

Lëkundje tërmeti me magnitudë 4.4 ballë janë ndierë mëngjesin e ditës së sotme në zonat e veriut të Shqipërisë. Lajmi është konfirmuar nga Instituti i Sizmiologjisë, i cili ka sqaruar se lëkundjet e kanë pasur epiqendrën 14 km larg qytetit të Rrëshenit, dhe janë ndierë në Pukë, Shkodër, Lezhë.

Aktualisht nuk ka raportime për të lënduar apo dëme materiale.

Tërmeti vjen 2 ditë pasi Rrësheni u përmend në media për një punishte gjigante ku fabrikohej droga dhe punonin mbi 20 punëtorë që bënin përpunimin e drogës, mes të cilëve edhe gra shtatzëna. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje