Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Tërmet në Durrës, banorët në alarm

Tërmet në Durrës, banorët në alarm
March 27
14:53 2016

Një tërmet me epiqendër Adriatikun ka shkaktuar frikë në masë te banorët e qytetit të Durrësit. Tërmeti me magnitudë 4 ballë është regjistruar sot në vendin tonë dhe sipas informacioneve paraprake bëhet e ditur se epiqendra ishte 7 km larg Durrësit dhe 37 km larg kryeqytetit.

Banorët e qytetit bregdetar kanë dalë në rrugë të alarmuar nga lëkundjet e tërmetit. Sipas tyre, tërmeti është ndier dhe ka qenë i fortë. Ende nuk ka një informacion nëse ka dëme materiale.

Shperndaje