Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Tërmet me magnitudë 5.6 ballë në SHBA

September 03
16:57 2016

Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë i shkallës Rihter ka tronditur ditën e sotme shtetin e Oklahoma-s në SHBA. Burimet vendase shprehen se ky tërmet mund të cilësohet si më i forti në historinë e këtij shteti. Rekordi i mëparshëm ishte vendosur më 5 nëntor 2011, sipas USGS United States Geological Survey.

Lëkundjet e forta që u ndjenë në orët e para të së shtunës shkaktuan dëme të shumta dhe dridhje që u ndjenë nga Kansasi deri në Teksas. Shërbimi Gjeologjik në SHBA raportoi se epiqendra e tij u regjistrua 74 milje larg Oklahoma-s.

Ndër dëmet, renditet shembje e fasadës së një ndërtese të shekullit XX. Ambientalistët në vend kanë shprehur herë pas here shqetësimin për efektet anësore të procesit me presion të lartë në shkëmbinj, për nxjerrjen e naftës apo të gazit. /Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje