Tërmet me magnitudë 2.8 ballë në Elbasan

September 17
10:18
2016
Mëngjesin e sotëm në Elbasan janë regjistruar lëkundje tërmeti me intensitet të ulët. Sipas të dhënave të Qendrës Sizmologjike Europiane, epiqendra e tërmetit me magnitudë 2.8 ballë ishte pikërisht qyteti i Elbasanit.
Më herët, në datën 1 shtator, në qytetin e Tiranës është regjistruar tërmeti me magnitudë 4.2 ballë, por me epiqendër 16 km nga Vevçani i Maqedonisë. Edhe Maqedonia është tronditur nga tërmetet, të cilat i kanë shkaktuar shumë dëme materiale dhe lëndime në njerëz./Blitz.al/