Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Tërmet 5 ballësh në Greqi, nuk raportohet për viktima

Tërmet 5 ballësh në Greqi, nuk raportohet për viktima
September 28
13:11 2016

Një lëkundje sizmike me magnitudë 5 ballë është shënuar në zonën e Kalamatës, 170 km larg Athinës. Epiqendra e tërmetit të regjistruar në orën 10:17 të paradites me orën lokale ka qenë 38 kilometra në jugperëndim të Kalamatës, me thellësi 19 km.

Prefektura e Kalamatës ka dërguar në vendngjarje një ekip ekspertësh me qëllim verifikimin e dëmeve. Nga të dhënat e deritanishme nuk raportohet për viktima në njerëz, ndërkohë që burime lokale shprehen se janë dëmtuar disa banesa të vjetra.

Sizmiologët shprehen se gjatë 24 orëve të fundit është vënë re një aktivitet sizmik në zonën e Egjeut dhe Greqinë kontinentale. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje