Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Tërhiqu ose pushtojmë teatrin”  nesër artistët dhe jo vetëm në një protest pa afat

“Tërhiqu ose pushtojmë teatrin”  nesër artistët dhe jo vetëm në një protest pa afat
June 14
13:11 2018

Debati për tetarin kombëtar ka nisur muaj më parë por kohet e fundit gjithçka u zbeh për tu rizgjuar edhe njëherë  këto ditë. Qeveria ka gati projektligjin i cili do të votohet në parlament dhe do ti hapë rrugë ndërtimit të një tetari të rinj  që sipas artistëve bëhet fjalë për disa kulla që i shërbejnë interesave të qeveritarëve.

Për këtë arsye “Aleacnca për mbrojtjen e artistëve” do të zhvillojë një protest dittën  e nesërme rreth orës 19:00 dhe thuhet se do të jetë pa afat. Aktorët i bëjnë thirrje të gjithëve të bashkohen në këtë vjedhje të pronës publike.

Më poshtë njoftimi

Ditëve të fundit qeveria ka lëshuar një projektligj për votim në parlament i cili i hap rrugë zaptimit të pronës publike të Teatrit Kombëtar duke ja falur atë privatit dhe duke realizuar dhe prishjen e Teatrit Kombëtar.

Në këto kushte është bërë e nevojshme mbrojtja fizike e objektit të Teatrit Kombëtar dhe të pronës publike nga zaptuesit e veshur me pushtet.

I bëjmë thirje qeverisë të tërhiqet nga prishja e Teatrit Kombëtar dhe zaptimi i pronës publike. Duke pare natyrën urgjente të zhvillimit të ngjarjeve në datë 15 qershor ora 19:00 ditën e premte, në Teatrin Kombëtar do të vendoset një mburojë njërzore e cila do të qëndroj 24 orë në 24 me një afat të pa përcaktuar.

#joortungjatjeta
Teatrin s’e prish dot!

Ndërkohë kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj ka mbledhur disa artistë në një konferencë duke theksuar se gjithçka do të jetë transparentedhe dhe se do të ketë një diskutim të hapur.

 

Komento
Shperndaje