Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Tepelenë, skandali me gjuhën shqipe

Tepelenë, skandali me gjuhën shqipe
November 22
14:48 2016

Tashmë është bërë e udhës që në administratën shtetërore të punojnë njerëz që nuk kanë asnjë lloj lidhjeje me vendin e punës që kryejnë.

Por çudirat nuk kanë fund, për më tepër kur bëhet fjalë për gabime në drejtshkrimin e gjuhës shqipe nga zyrtarë që të krijohet ideja se e kanë mbaruar shkollën pa e filluar akoma.

Në një foto të postuar në Facebook nga gazetari Enrik Mehmeti, duket një dokument zyrtar i lëshuar nga Bashkia e Tepelenës, ku gabimet janë trashanike.

Gjuha e përdorur në të është krejtësisht me zhargon të dialektit të zonës.

Shkronja “e” nuk njihet, mesa duket, në Tepelenë, por ekziston vetëm shkronja “ë”.

Ky nuk është rasti i vetëm që kemi parë skandale me shkrimin e gjuhës shqipe. Të shpeshta kanë qenë rastet kur edhe në Tiranë, nga ministritë përkatëse, dalin shkresa të denja për një nxënës të klasës së katërt fillore. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje