Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Teoria e kontratës” fiton çmimin Nobel në Ekonomi

“Teoria e kontratës” fiton çmimin Nobel në Ekonomi
October 10
13:03 2016

Dy ekonomistë, konkretisht britaniku Oliver Hart dhe finlandezi Bengt Holmstrom, janë shpallur fitues të çmimit Nobel në Ekonomi me “Teorinë e kontratës”.

Juria e Akademisë Mbretërore e Shkencës në Suedi e vlerësoi punën e tyre si një “bazë intelektuale” në dobi të politikave në fushë të tilla si falimentimi dhe kushtetutat politike. Veç kësaj, “Teoria e kontratës” mundet të identifikojë “kurthet e mundshme në hartimin e kontratës”. Akademia shtoi se kjo teori mund të shfrytëzohet për vlerësuar pagat në bazë të performancës.

Dyshja do të marrë në total 8 milionë korona suedeze, të cilat ekonomistët do t’i ndajnë mes tyre.

Ky çmim Nobel vjen pas atyre në Fizikë, Kimi, Mjekësi dhe Paqe, të cilat u dhanë javën e kaluar. /Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje