Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Tentuan ta përdhunonin, rrëfehet 13-vjeçarja: “Më mbyllën gojën, dhe më lidhën me forcë”

Tentuan ta përdhunonin, rrëfehet 13-vjeçarja: “Më mbyllën gojën, dhe më lidhën me forcë”
May 18
09:51 2018

Një ngjarje rëndë u regjistrua disa ditë më parë në Fier ku tre persona tentuar të përdhunon një 13-vjeçare pasi e rëmbyen.

13-vjeçarja ka rrëfyer se po shkonte të shikonte një emision tek xhaxhai i saj kur të rinjtë e morën me forcë dhe e dërguan në shtëpinë që po ndërtohej në anën tjetër të rrugës.

“Do të shkoja të shikoja emisionin humoristik ‘Portokalli’ tek xhaxhai por sapo dola në oborr disa persona më mbyllën gojën, me lidhën dhe me morën me forcë në krahë duke më çuar në shtëpinë që po ndërtohet në anën tjetër të rrugës,”-mësohet të ketë thënë e mitura para hetuesve dhe në prani të psikologes.

Ajo është marrë me forcë nga të rinjtë, të cilët tentuan të kryejnë marrdhënie seksuale me të mbrëmjen e të djelës në një fshat të Bashkisë Roskovec.

E mitura ka treguar se personat që e kanë kryer aktin e rrëmbimit forcërisht të saj kanë qenë tre, ku mes tyre ajo ka njohur edhe dy bashkëfshatarët Jorges Dosti dhe Marjus Çalalamëni, tashmë të arrestuar së bashku me të riun Redon Tereziu nga fshati Vlosh i Roskovecit.

Edhe e ëma e të miturës ka deklaruar se e ka gjetur të bijën e mitur të lidhur.

“Jo vetëm duart, por edhe gojën ja kishin lidhur me litar,”-mësohet të ketë pohuar para hetuesve e ëma e 13-vjeçares.

Ky fakt është konstatuar edhe nga ekspertiza mjeko-ligjore prej nga është konkluduar se si pasojë e shtrëngimit të litarëve, të miturës i janë shkaktuar dëmtime në këmbë, duar dhe në gojë. Por, fatmirësisht nga mjeko-ligjorët është konstatuar se tre agresorët nuk kanë mundur të kryejnë marrëdhënie seksuale me të miturën.

Ndërkohë, nga këqyrja e vendit të ngjarjes është konstatuar se tre të dyshuarit kanë vepruar me paramendim pasi ishin kujdesur edhe të vendosnin shtroje në vendin ku do të kryenin krimin e tyre.

Tre te arrestuarit e sipërcituar akuzohen për veprat penale “Heqje e paligjshme e lirisë” dhe “Marrëdhënie seksuale me të mitur” e mbetur në tentativë, parashikuar nga Nenet 110/2, 100 e 22 të Kodit Penal.

 

 

Komento
Shperndaje