Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Tentuan ta godisnin me thikë, flet trajneri i Vllaznisë: Situata gati fatale. Ishte një person me kapele në kokë…

Tentuan ta godisnin me thikë, flet trajneri i Vllaznisë: Situata gati fatale. Ishte një person me kapele në kokë…
February 23
19:03 2018

Ditën e djeshme në Shkodër, gjatë ndeshjes Luftëtari-Vllaznia, trajneri i Vllaznisë Ernest Gjoka ka hasur me një situatë të paparashikuar pasi kanë tentuar ta sulmojnë me thikë. Sot ai  ka dhënë një intervistë për “Star Plus TV”.

Tekniku kryeqytetas ka rrëfyer gjithçka që ka ndodhur, teksa vë theksin që sulmi me thikë ndaj tij, nuk ka lidhje me qytetarinë shkodrane.

“Sigurisht është një rast i paprecedent. Kam disa vite që punoj në Superligën shqiptare. Kam qenë në shumë rrethe. Nuk më ka qëlluar kurrë të kem një situatë të tillë. Ishte gati fatale, pavarësisht se e arritëm e kontrolluam deri diku. Ishte një situatë e jashtëzakonshme. Nuk mund të ndodhë kurrë në botën e sportit. Por jo vetëm në botën e sportit, por edhe për dikë që kontribuon në art, në sport etj.

Kështu që mendoj se është pak e dhimbshme. Duhet të vazhdojmë përpara. Këta janë njerëz që nuk përfaqësojnë askënd, përveç mendjeshkurtisisë dhe injorancës së tyre. Nuk mund të ngelim peng i këtyre njerëzve.

Nuk ka lidhje emërimi im si trajner në Shkodër. Unë kur kam ardhur në Shkodër, e kam ditur fare mirë se kush është kjo skuadër. E di se kush janë qytetarët e Shkodrës. E di kush është tifozeria e Shkodrës. Por,kjo nuk do të thotë që trajneri Gjoka të denigrohet. Apo se trajneri Gjoka nuk i fut fëmijën. E gjithë kjo situatë është në bazë të sportit dhe sipas mendimit tim ka lidhje o me mospëlqimin e trajnerit Gjoka në qytet ose mos futjen e fëmijës në formacion. Por, kjo nuk ka lidhje me qytetin e Shkodrës.

Unë e kam parë dje në darkë mbështetjen e qytetarëve shkodranë, nga tifozi më i thjeshtë deri te politikani më i fundit i të gjithë krahëve. Unë e kam shumë qartë se ku kam ardhur. S’dua ta mendoj se kjo pjesë e keqe është pjesë e Shkodrës.

Absolutisht nuk e njoh. Ishte një person me një kapele në kokë. Me një xhup të veshur sipër buzëve. Për mendimin tim një njeri që ka një burrëri, ka një shtyllë kurrizore, duhet të vijë direkt të përplaset me trajnerin Gjoka. Dikujt që nuk i pëlqen Gjoka si person apo që nuk i fut fëmijën në formacion”, ka deklaruar ndër të tjera Ernest Gjoka.

Komento
Shperndaje