Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Tentoi të korruptojë policin, arrestohet në flagrancë shoferi i dehur

Tentoi të korruptojë policin, arrestohet në flagrancë shoferi i dehur
October 02
12:03 2016

Nga Anduena Llabani

Policia e Tiranës godet një tjetër rast të “mitdhënies”. Një shtetas i ofron ryshfet punonjësit të policisë rrugore për të shmangur masën administrative për shkeljen e bërë, por arrestohet në flagrancë për “mitdhënie”.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, arrestuan në flagrancë shtetasin: Emiljano Dervishi, 27 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi te mbikalimi i liqenit, duke udhëtuar me mjetin tip “Volkswagen”, me targë AA 787 NO, i ka ofruar 2.000 lekë punonjësit të policisë së qarkullimit rrugor për ta falur për shkeljen e bërë, për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.

Materialet i kaluan prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga Neni 244 i Kodit Penal. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje