Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Tentativa për grusht shteti, Erdogan sugjeron kthimin e dënimit me vdekje

Tentativa për grusht shteti, Erdogan sugjeron kthimin e dënimit me vdekje
July 18
11:12 2016

Pas përpjekjes të dështuar të ushtrisë për grusht shteti, Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka sugjeruar kthimin dënimit me vdekje. Këtë deklaratë ai e bëri përpara mbështetësve të tij që thërrisnin “Ne duam kthimin e dënimit me vdekje” dhe Erdogan i përgjigjej “E dëgjojmë kërkesën tuaj. Në demokraci do të bëhet ajo që do populli.”

“Vendimi për rikthimin e këtij dënimi nuk do të vonojë. Ata që tentojnë grusht shteti në këtë vend duhet ta paguajnë.”, ka deklaruar më tej presidenti Erdogan, transmeton Blitz.al

Turqia nuk ka kryer asnjë ekzekutim prej vitit 1984 dhe dënimi me vdekje u hoq në vitin 2004, si përpjekje e shtetit turk për tu anëtarësuar në Bashkimin Europian.

Komento