Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Tensione në KZAZ-të e Kamzës dhe Burrelit, mbeten të lënduar qytetarë e policë

Tensione në KZAZ-të e Kamzës dhe Burrelit, mbeten të lënduar qytetarë e policë
June 19
11:34 2019

Tensione të forta kanë shoqëruar ditën e sotme KZAZ-të e Bashkisë Kamëz dhe Burrelit. Siç ka ndodhur dhe me bashkitë e tjera opozitare, ato kanë vendosur të zbatojnë dekretin e Presidentin e Rebublikës, Ilir Meta, për të anuluar 30 qershorin si datën e zgjedhjeve lokale.

Nga Kamza u raportua se qytetarë të ndryshëm kanë tentuar të hapin me forcë derën kryesore të godinës ku ishte vendosur një prej KZAZ-ëve, ku janë të vendosura dhe materialet zgjedhore. Në vendngjarje kanë mbërritur edhe Forcat Speciale, që sipas protestuesve kanë përdorur gaz lotsjellës për ti shpërndarë.

Pamje të një polici bashkiak që humb ndjenjat përpara KZAZ-së në Kamëz, në momentin kur përpiqet që të ndalojë protestuesit për hyrë e për të hequr materialet zgjedhore. Mësohet se ai ka rënë në tokë, si pasojë e gazit lotsjellës që është përdorur nga Policia e Shtetit.

Ndërkohë në Burrel, ka pasur një përplasje mes qytetarëve dhe policisë. Në KZAZ-në 16 mbështetës të PD-së kanë tentuar të hynë për të liruar ambientet zgjedhore. Për pasojë ka pasur një konfrontim të dhunshëm mes këtyre qytetarëve dhe Forcave Speciale të dërguara në vendngjarje, me këta të fundit që kanë përdorur gazin lotsjellës për ti shpërndarë.

Bëhet me dije se ka pasur të plagosur si nga ana e qytetarëve dhe nga ana e policisë, pasi janë përdorur dhe shkopinj e sende të tjera të forta në përplasjen fizike. Të lënduarit janë dërguar në Spitalin e Burrelit.

Përplasje ka pasur dhe në Bilisht, Kavajë e Gjirokastër ditën e sotme. Ndërkohë dje përplasjet mes qytetarëve dhe policisë në KZAZ kanë ndodhur në Tropojë e Shkodër, ku ju vu zjarri dhe një shkolle, ambientet e së cilës shfrytëzohen për vendosjen e materialeve zgjedhore. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje