Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Tensione në Kuvend, ndërpritet dy herë seanca, Basha: “Policia po i mbyll gojën dëshmitarit ‘X’ “

Tensione në Kuvend, ndërpritet dy herë seanca, Basha: “Policia po i mbyll gojën dëshmitarit ‘X’ “
May 17
10:33 2018

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka denoncuar ditën e sotme nga foltorja e parlamentit se ‘dëshmitari X’ në audio-përgjimin e bërë publik nga PD është duke u ndjekur nga policia.

Duke folur në parlament, Basha është shprehur se ‘Agron Xhafa nëpërmjet vëllait ministër, Fatmir Xhafajt ka emëruar drejtorin e Policisë së Shtetit dhe atë të Vlorës.

Pas publikimit të videos e gjithë policia e Vlorës është vënë në kërkim të “bashkëpunëtorit X”. Kjo provon ekzistencën e tij dhe të vërtetësisë së audio-përgjimit.

Sot pasuritë e familjes Xhafaj duhet të ishin në hetim sipas ligjit Antimafia por dje Agron Xhafaj është përcjellë në Itali fshehtas dhe me urgjencë’, është shprehur gjatë fjalës së tij kreu i opozitës, Lulzim Basha.

Në fjalën e tij në Kuvend, lideri demokrat bëri dhe ironi me kryeministrin Edi Rama duke i thënë se audiopërgjimin ia ka bërë ekspertizën në Surrel.

“Çfarë fshihet pas kësaj ngjarjeje? Policia duhet ta kishte arrestuar, prokuroria duhet të kishte nisur hetimin. Por policia ka marrë tjetër udhër nga vëllezërit Xhafaj. Dëshmitari X prej 72 orësh është nën kërcënimin e Xhafajt. Xhafaj është vënë pas dëshmitarit dhe familjes së tij.

Nëse s’do ishte i vërtetë sic pretendon Edi Rama? Do mbash përgjegjësi për këtë deklaratë në prokurori. Nëse s’do ishte e vërtetë sic deklaroi kryeprokurori, kryegjykatesi Edi Rama, që ekspertizën me siguri e ka bërë në Surrel pse i është vënë prapa dëshmitarit X, dhe nga e dinë policia e Xhafës se kush është dëshmitari X në audiopërgjimin që është i manipuluar”, tha Basha.

Më pas atij i është ndërprerë fjala nga kryetari i kuvendit Gramoz Ruçi duke ndërprerë edhe senacën. Por Basha ka vjuar Live nga Facebooku i tij persona dhe nga a ii Partisë demokratike. Kryetari i PD-së nuk e ka liruar foltoren edhe pasi ka nisur senaca për herë të dytë duke bërë që Ruçi ta ndërpriste atë për herë të dytë. Ndërkohë Lulzim Basha vijon fjalën e tij nga Facebook-u.

/Blitz.la/

 

 

 

 

Komento
Shperndaje