Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Tension në rrugën e plazhit në Durrës, 300 aktivistë të AK-së hedhin bomba tymuese

Tension në rrugën e plazhit në Durrës, 300 aktivistë të AK-së hedhin bomba tymuese
April 10
08:31 2016

Treqind aktivistë të Aleancës Kuq e Zi kanë bllokuar rrugën e plazhit në Durrës dhe në shenjë proteste kanë hedhur bomba tymuese, si dhe kanë prishur rrethimin në këtë zonë.

Njëzëri, aktivistët akuzuan qeverinë se për rrugën e inauguruar përpara gjashtë muajsh u hodh një fond prej 10 milionë eurosh. Sipas tyre, çdo fillim i sezonit turistik nis me shkatërrim urbanistik.

“10 milionë euro rrugë e re u inaugurua para 6 muajsh. Terrorizmi urban shkatërron turizmin shqiptar”,- u shprehën aktivistët e AK-së. Ndërkaq, policia ndërhyri për të qetësuar situatën.

Etiketimet
Shperndaje