Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Tension në Kuvend, Flamur Noka i afrohet kryeministrit në foltore, Rama: “Nga ç’pyll ka dalë ky”?

Tension në Kuvend, Flamur Noka i afrohet kryeministrit në foltore, Rama: “Nga ç’pyll ka dalë ky”?
December 14
12:52 2017

Kryeministri Rama ka qënë duke replikuar me Berishën kur deputeti i PD-së Flamur Noka i është afruar foltores i acaruar por kanë qënë badigardët ata që e kanë ndaluar. Shkak i kësaj situate u bë ofendimi që Rama i bëri ish-kryeministrit Berisha duke e quajtur llaxorja më e madhe që ka ky vend.

Kryeparlamentari Ruçi i tërhoqi vëmendjen pesë herë rresht, por Noka vijoi të replikojë i ngritur në këmbë përpara foltores.

Duket se kjo e ka acaruar kryeministrin dhe në një moment ai ka thënë: “Nga ç’pyll ka dalë ky”? Ruçi më pas vendosi që deputeti Flamur Noka të përjashtohet nga Kuvendi për ditën e sotme. /Blitz.al/

Shperndaje