Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Tension në gjykatën, irritohet “shefja” e universitetit të Elbasanit!

Tension në gjykatën, irritohet “shefja” e universitetit të Elbasanit!
May 11
14:19 2018

 

Ditën e sotme, shefja e Departamentit të Gazetarisë në fakultetin e Shkencave Humane në universitetin, “Aleksandër Xhuvani” është paraqitur përballë trupit gjykues.

Teksa ndodhej në kafazin e të pandehurve, Elvira Lumi është shfaqur mjaft e irrituar dhe hera herës ka shkaktuar edhe tension në sallë.

Madje, në disa momente kur avokati i afrohet kafazit, ajo bën shenja që ky i fundit të largohet sepse nuk ka nevojë për të.

Gjatë Operacionit “Dekani” përfunduan në pranga:

1- Albert Riska, 55 vjeç, banues në Elbasan, me detyrë Dekan i Fakultetit të Shkencave Humane në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” , Elbasan.

2-Elvira Lumi, 54 vjeçe, banues në Elbasan, me detyrë Shefe e Departamentit të Gazetarisë në Fakultetin e Shkencave Humane në Universitetin “Aleksandër Xhuvani”,Elbasan.

3-Erjola Calja, 29 vjeçe, banues në Gostime Cërrik, pedagoge e jashtme në Fakultetin Ekonomik në Universitetin “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan.

4-Petrit Kodra, 53 vjeç, banues në Elbasan, në rolin e sekserit.

5-Admirim Kala, 31 vjeç, banues në Tiranë, në rolin e sekserit.

6-Adem Ngjela, 51 vjeç, banues në Cërrik, në rolin e sekserit.

7-Marius Calja, 21 vjeç, banues në Gostime Cërrik, student.

Arrestimi i tyre u krye në zbatim të vendimit nr.315, datë 08.05.2018, të Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, e cila ka caktuar ndaj tyre masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale të parashikuara nga neni 245/1/2 dhe 259, i Kodit Penal, “Ushtrimi i Ndikimit të Paligjshëm ndaj Personave që Ushtrojnë Funksione Publike” dhe “Korrupsioni Pasiv i Personave që Ushtrojnë Funksione Publike”.

Komento
Shperndaje