Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Tender i ri për Rrugën e Kombit

Tender i ri për Rrugën e Kombit
March 19
10:13 2016

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto,  ka deklaruar se Shqipëria është e hapur për oferta të reja lidhur me një koncesion për Rrugën e Kombit, ku të përfshihet ndërtimi, operimi, mirëmbajtja dhe rehabilitimi.

Gjithashtu, një segment i rrugës, ai Milot-Morinë, që funksionon si lidhës për Durrësin dhe Prishtinën, është rast më emergjent ndaj ministria bëri thirrje lajmëroi që tenderi të zhvillohet më 25 prill.

Fituesit e tenderit, në këmbim të shërbimit që do të ofrojnë, do të mbledhin të ardhurat nga taksa e kalimit dhe do të financojnë më pas vetë mirëmbajtjen e autostradës, si dhe do të jenë përgjegjës për ndërtimin e një ure mbi lumin Drin në Kukës.

Paraprakisht për këtë tender ishin afruar dy kompani prestigjioze, por ato u refuzuan sepse, sipas Ministrisë së Transportit, tarifa që kërkuam si taksë kalimi për automjetet ishte shumë e lartë për qytetarët shqiptarë.

Shperndaje