Blitz

 Breaking News

“Temperaturë dhe dhimbje koke”, rrëfehet pacienti 0

“Temperaturë dhe dhimbje koke”,  rrëfehet pacienti 0
March 19
09:39 2020

Në Open në Top Channel bëri një lidhje telefonike Viktor Kola i cili është dhe pacienti 0 i infektuar me Covid-19. Ai u shpreh se kjo sëmundje është një grip më i fortë sesa gripi normal.

‘Kisha dhimbje fyti, pak temperaturë dhe dhimbje koke. Më shumë temperaurë ka pasur djali. Sonte është nata e 10 që po kaloj në spital. Dua t’ju them se kjo është pak më shumë se nje grip i thjeshtë, prandaj s’duhet të kemi panik.

Dua të falenderoj të gjithë mjekët për shërbimin e dhënë. Tani po pres të tamponin e dytë dhe ndihem shumë më mirë. I bindur që kjo situatë do kalojë sa më shpejt – tha 54 vjeçari.

Share