Blitz

 Breaking News

Temperatura në zbritje dhe reshje shiu, parashikimi i motit për javën e ardhshme

Temperatura në zbritje dhe reshje shiu, parashikimi i motit për javën e ardhshme
December 15
09:49 2019

Temperaturat janë ulur ndjeshëm javën e fundit në të gjithë Shqipërinë dhe reshjet e dëborës kanë nisur kryesisht në zonat malore të pjesës veriore të vendit.

Përsa i përket kësaj jave që vjen, temperaturat do të vazhdojnë të jenë të ulta, madje në trend zbritës, megjithatë në vend do të mbizotërojnë kthjellimet.

Ndërkohë, ditën e enjte pritet të nisin reshjet e shiut në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Kjo situatë pritet të vazhdojë deri në fundjavë, ndërsa në lartësitë mbë 800 metër reshjet do të kthehen në formë dëbore.

Për të gjithë ata që dëshirojnë të shijojnë një fundjavë në vendet turistike me dëborë, tani kanë periudhën e duhur. /Blitz.al

Share