Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Telefonoi 911-n sepse e dashura nuk i blinte vodka. Përfundon në qeli

Telefonoi 911-n sepse e dashura nuk i blinte vodka. Përfundon në qeli
June 10
17:41 2016

 

Jack Means ndoshta është një nga personat që e di ç’ndjenjë është keqardhja kur bën një telefonatë false.

Ai është arrestuar nga policia e Florida-s pasi mbrëmjen e kaluar kishte telefonuar 911, kur në të vërtetë nuk kishte asnjë emergjencë. 57-vjeçari kishte telefonuar me pretekstin se fqinjët po debatonin keq, por kur mbërritën forcat e rendit ai pranoi se ishte thjesht shaka.

Arsyeja e vërtetë? Ishte i mërzitur sepse e dashura e tij nuk i blinte vodka.

Means ndodhet akoma pas hekurave pasi prokuroria i ka kërkuar disa ditë burg me argumentin se ka tallur forcat e emergjencës.

Etiketimet
Shperndaje