Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video, foto) “Telefonata e fundit” vë në pranga 3 shtetas. Sekuestrohen kokainë dhe pistoletë

(Video, foto) “Telefonata e fundit” vë në pranga 3 shtetas. Sekuestrohen kokainë dhe pistoletë
October 04
19:26 2016

Nga Anduena Llabani

Në datë 04.10.2016, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë si dhe skuadrën “Shqiponjat”, kanë bërë të mundur finalizimin e operacionit antidrogë “Telefonata e fundit “, ku është bërë e mundur kapja në flagrancë e shtetasve:

  1. Sokol Geci, 22 vjeç, banues në Tiranë
  2. Eraldo Dodaj, 19 vjeç, banues në Mirditë
  3. Pashk Teska, 20 vjeç, banues në Laç

Arrestimi i këtyre shtetasve është bërë pas informacioneve që disponoheshin nga specialistët e Narkotikëve dhe mbajtjes nën vëzhgim prej disa ditësh të aktivitetit të tyre, ku sot më datë 04.10.2016, në rrugën “5 Maj”, shtetasit e lartpërmendur po udhëtonin në mjetin tip “Ford”, që drejtohej nga shtetasi Erald Dodaj.

Në momentin e ndalimit nga policia, shtetasi Sokol Geci ka nxjerrë një armë zjarri dhe për pasojë shërbimet policore janë detyruar të bëjnë qitje në ajër për neutralizimin e më pas prangosjen e këtij shtetasi dhe të dy të tjerëve. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, në pjesën e pasagjerit, brenda kasave mbuluese të boksit të marshit në kabinën e mjetit është gjendur një qese, ku në brendësi të saj kishte lëndë të dyshuar narkotike “kokainë”, me peshë 659 gramë.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:  659 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit kokainë; 50 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sattiva (e gjetur në banesën e shtetasit Sokol Geçi); 1 armë zjarri, model 54, i tip pistoletë TT; 1 automjet tip “Ford”; 4 aparate telefonike të llojeve të ndryshme. Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, parashikuar nga Nenet 283 dhe 278 të Kodit Penal.

/Blitz.al/

op2

op3

Komento
Etiketimet
Shperndaje