Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Teknologjia vitin që lamë pas

Teknologjia vitin që lamë pas
January 01
15:28 2017

Gjatë vitit 2016, teknologjia njohu disa përparime të rëndësishme por edhe pengesa. Makinat me vetëngarje filluan të shfaqen nëpër rrugë, ndërsa disa firma private për eksplorimin e hapësirës panë raketat e tyre të shpërthenin në platformat e lëshimit. Megjithatë, teknologjia vazhdon të premtojë një të ardhme më të mirë.

Makinat elektrike nuk janë më një risi, sepse kompanitë po shpejtojnë drejt teknologjisë së vetëngarjes.

Pavarësisht disa aksidenteve, njëra fatale, auto-industria po nxit shtytjen për automjete me nivele të ndryshme pavarësie nga shoferi gjatë ngarjes – nga ato kur shoferi mund të marrë drejtimin kur të dojë e deri tek ato që mësojnë nga eksperienca në rrugë.

2016-a po ashtu shënoi përhapjen e shumë lloje robotësh, të vegjël e të mëdhenj, në dukje si njerëzit apo si kafshët. Disa prej tyre ndihmojnë njerëzit e zakonshëm.

2016-a po ashtu shënoi dobësi të konsiderueshme të rrjeteve kompjuterike, me grabitje të mëdha të informacioneve private duke bërë që ekspertët të jepnin alarmin se siguria kibernetike do të jetë një prej tendencave më të rëndësishme teknologjike të vitit 2017. /Blitz.al

Shperndaje