Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Të zgjedhim president Fatos Nanon!

Të zgjedhim president Fatos Nanon!
April 26
09:33 2017

Kur duket se vendi ndodhet në një udhëkryq të rrezikshëm për të ardhmen, pasi liderët e partive kryesore nuk kanë rënë dakord për të zgjidhur krizën, zgjedhja e presidentit të ardhshëm nuk është jashtë retorikës politike të ditës.

Kreu i Partisë Agrare, Agron Duka, ka bërë një propozim të veçantë, duke thënë se do të mbështeste Fatos Nanon për president.

“Nëse Rama dhe Meta do të propozonin Nanon, unë do ta votoja. Nuk e kam fshehur kurrë simpatinë dhe respektin që kam për Nanon. Unë e gjykoj si një figurë bipartizane mbi të cilin palët mund të gjejnë dakordësi. Cilësitë e tij politike nuk mohohen dot nga askush, as nga eksperienca dhe kontributi i tij në jetën politike të Shqipërisë”,- tha Duka për “Mapo”.

Më tej ai shtoi se Nano ka qenë lideri i parë që ka mundësuar një rotacion paqësor të pushtetit pas humbjes së zgjedhjeve, një akt civilizues ky që normalizoi raportin e politikanëve me pushtetin.

Shperndaje