Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Të shtëna në një qendër tregtare në Teksas, të paktën 7 të plagosur

Të shtëna në një qendër tregtare në Teksas, të paktën 7 të plagosur
September 26
16:31 2016

Një njeri i armatosur ka hapur zjarr në një qendër tregtare në Houston – Teksas, duke plagosur të paktën 7 persona.

Policia, e cila ka njoftuar për ngjarjen në profilin e saj në Twitter, ka shkruar se shumë njerëz janë transportuar në spital dhe se agresori është qëlluar nga agjentët.

Nga informacionet e para thuhet se burri i armatosur fillimisht ka nisur të shtënat ndaj automjeteve që kalonin përballë qendrës tregtare “Weslayan & Bissonnet”. Një dëshmitar i ngjarjes ka rrëfyer se ka dëgjuar rreth 30 të shtëna.

Për momentin nuk është zbuluar ende dinamika e plotë e ngjarjes apo edhe arsyet e sulmit, por nga informacionet e policisë agresori ishte me origjinë afro-amerikane. /Blitz.al/

Shperndaje