Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Të shtëna me armë në një qendër tregtare në Spanjë, plagosen dy persona

Të shtëna me armë në një qendër tregtare në Spanjë, plagosen dy persona
August 12
13:32 2016

Mëngjesin e sotëm ka pasur të shtëna me armë në një qendër tregtare në Zaragoza, Spanjë. Një person ka qëlluar dy herë duke lënë dy persona të plagosur. Autori ka qëlluar në drejtim të ish-gruas së tij  për motive ende të paqarta dhe më pas ka tentuar të vrasë veten.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka rrethuar zonën. Autori është larguar nga vendi i ngjarjes dhe të plagosurit janë dërguar në spital./Blitz.al/

Shperndaje